Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin turk, diskutuan për Covid-19 dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

11 qershor 2020 | 08:51

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, i cili ishte I shoqëruar nga këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Nevzat Sabri Akin.

Myftiu Tërnava ka falënderuar ambasadorin Sakar për vizitën dhe në veçanti për ndihmën dhe mbështetjen madhore që shteti turk i ka ofruar shtetit tonë, institucioneve të vendit dhe popullit të Kosovës në kohë të vështira pandemie.

Ndërkaq, ambasadori Sakar ka vlerësuar lartë kontributin dhe rolin e Bashkësisë Islame që ka pasur në këtë kohë të vështirë pandemie, duke i dalë në ndihmë besimtarëve dhe qytetarëve në nevojë përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fusha të ndryshme, e në veçanti në ruajtjen e trashegimisë kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do të…