A i shpëtoi kuleta Kurtit mbrëmë në tribunën VIP të stadiumit?

10 qershor 2022 | 16:34

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë, pjesën e tribunave të rezervuar për “VIP” e kishte përshkruar si vend ku ndodhnin hajni, në përpjekjen e tij për të goditur klasën politike që udhëhiqte me shtetin.

Kurti në vitin 2019 kishte treguar një histori me një tifoz, i cili e kishte pyetur se pse s’je ulur tek pjesa e tribunave VIP, e Kurti i kishte thënë se ka dëgjuar që në atë pjesë mund të ta vjedhin kuletën.

“Mbrëmë ishte një tifoz, adhurues i Vetëvendosjes, në tribina në lindje, tha pse nuk shkove në tribina në perëndim ku janë VIP-at. Thash kam dëgju që aty mujn me ta vjedhë kuletën”, kishte deklaruar Kurti në vitin 2019.

Megjithatë s’është dashur shumë kohë dhe Kurtit i është dashur që të shijojë pjesën e rezervar për VIP-at në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kreu i Qeverisë mbrëmë nën shoqërinë e ambasadorit të Amerikës ka shikuar përballjen e Kosovës me Irlandën e Veriut, ndeshje të cilën Dardanët e kanë fituar me rezultat 3-2.

Një fitoreje të tillë Kurti i është gëzuar shumë. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Kurti shihet se si bën brof në këmbë  dhe hedh duart përpjetë kur shënon Kosova gol. /gazetaexpress/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Riad Rashiti, drejtor i financave në komunën e Gjilanin përmes…