A ishin në lidhje? Shoqja e Jorit zbulon sekretin e dy banorëve të Big Brother Vip Albania

04 prill 2023 | 12:34

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisi të bëhej kurioz se si njiheshin.

Madje fansat e tyre kanë aluduar gjithashtu se ata mund të kenë qenë të lidhur. Por këtë kuriozitet e ka hequr personi që menaxhon profilin e “Instagram”-it zyrtar të modeles.

Mikesha e Jorit, e cila merret me rrjetin social të saj, ka bërë së fundmi një pyetësor, ku ndjekësit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

E një nga këto pyetje lidhet pikërisht me deklaratën që bëri këngëtari i njohur.

“A ka qenë Jori ish-e dashura e Luizit?!”, ishte pyetja që dikush ngriti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka lëshuar katër deklarata të…