A ka Zot shtëpie dhe ligje kjo Kosovë…?

16 qershor 2021 | 11:54

Kisha nderin që gjatë këtyre ditëve dramatike që pësova nga shteti im “njerkë” për të cilin kemi sakrifikuar çdo gjë dhe padrejtësia e krimi ndaj meje që është bërë nga presidentja Vjosa Osmani, që t’ju drejtohem me letër Sh.T.Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentarit Talat Xhaferi, kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Artan Grubi, z. Bujar Osmani, ministër i MPJ, liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Zyrën e BE-së në Shkup, disa nga ambasadorët e akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për skandalin e shkarkimit politik të 12 ambasadorëve të RKS, në vendet e ndryshme mike, si dhe për krimin ndaj meje, që brenda një dite ta lirojë detyrën ne krye te Misionit tim shembullor ne Shkup.
Lë të kuptohet se nuk kërkojë, nuk pranojë dhe as nuk insistojë, që të mbetem ambasador deri në fund të mandatit ligjor i cili është deri në fund të vitit 2022, sepse nuk më bënë nderë një gjë e tillë, por kërkojë trajtim dhe kthim procedural si të gjithë 11 ambasadorët tjerë!
Presidentja Osmani këtë e bëri për hakmarrje politike shumëdimensional, dëmtim të personalitetit tim, krim ndaj shëndetit tim dhe familjes sime si dhe krijimin e rrethanave që bashkëshorti i saj të vihet në krye të këtij misioni, gjë edhe e cila ka ndodhur!
Në fakt unë nuk e kundërshtojë skandalin politik të presidentes Osmani, për shkarkimin e porositur të 12 ambasadorëve, por kur kam marrë vesh se të gjithë 11 ambasadorët tjerë, (pos meje që më është dhënë afat vetëm një ditë) u është vazhduar qëndrimi procedural tremujor, deri në marrjen e kredencialeve të ambasadorëve të rinj nga shtetet mike dhe pritëse, me disa letra iu kam drejtuar udhëheqësve aktualë të Republikës së Kosovës, si dhe ministres se MPJD-së, zonjës Gërvalla Schwarz, duke ia rikujtuar faktin se ajo që vlen për 11 ambasadorët e tjerë, duhet të vlejë edhe për mua, duke kërkuar që ta tërheqin vendimin diskriminues të datës 26 maj 2021, që unë ta lirojë më 27 maj 2021, vendin e punës, pra për një ditë!
Për t’ju shmangur incidentit të provokuar nga ky vendim skandaloz, përqarës, diskriminues dhe kundër ligjit dhe Konventës së Vjenës, unë kam liruar përkohësisht ambasadën, për ta ruajtur fytyrën dhe imazhin e Kosovës, duke kërkuar rishqyrtim të këtij vendimi absurd, joligjor, në kundërshtim me të drejtat njerëzore dhe barazinë qytetare dhe fetare në Republikën e Kosovës!
Përkundër faktit se presidentja Osmani dhe Qeveria njëpartiake e Kosovës, kanë pushtet dhe kontroll absolut, në të gjitha segmentet e jetës, dhe mund të më shkaktojnë, inskenojnë dhe fabrikojnë çdo të papritur, me te gjitha mundësitë e mija të kufizuara, të shtypura dhe si qytetar i diskriminuar do të vazhdojë betejën time për drejtësi dhe barazi, për çka kërkoj vëmendjen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë por edhe atyre ndërkombëtare, nga fakti se ndjehem i kërcënuar dhe i rrezikuar, duke ju drejtuar të gjitha institucioneve të pavarura kosovare dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes, në ShBA, Evropë dhe në botën demokratike, për mbrojtjen e të drejtave të mija kushtetuese, njerëzore, ligjore, qytetare, politike, fetare dhe kthimin tim në vendin e punës deri në ardhjen e ambasadorit të ri të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të bërë pranim dorëzimin e detyrës, konform procedurave, kredencialeve,ligjit dhe Konventës së Vjenës!

Gjergj Dedaj
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e humbi ndeshjen ndaj Francës (1-0) në Grupin F,…