A kishte vend edhe për Jack-un te dera? Më në fund, del e vërteta mbi fundin e filmit “Titanic”

05 shkurt 2023 | 19:51

Titaniku është një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e miliona shikuesve, falë një prej historive më të paharrueshme të dashurisë të parë ndonjëherë në kinema.

Askush nuk dyshon në cilësinë e vetë filmit, por që nga viti 1997 ka një debat pa fund, i fokusuar në fundin e këtij filmi dhe me një pyetje shumë të qartë që të gjithë i kemi bërë vetes: a kishte vend edhe për Jack-un te dera?

Personazhi i interpretuar nga Leonardo DiCaprio pati një fund tragjik, mbi të cilin dolën teori të shumta që janë përpjekur të përcaktojnë nëse mund të ishte shmangur vdekja e tij. Ka kaluar shumë kohë që atëherë, por më në fund, tani kemi një përgjigje.

Në një program special në bashkëpunim me “National Geographic”, regjisori i Titanic-ut, James Cameron, ka realizuar një sërë testesh. Këto teste konsistonin në rikrijimin e skenës së famshme në fund të filmit, për të parë se deri në çfarë mase ishte e mundur mbijetesa e Jack, i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të dashurën Rose (Kate Winslet) në film.

“Bëmë shumë teste dhe pamë që nuk kishte shans të kishin mbijetuar të dy, duke qëndruar të dy mbi derë”, tha Cameron.

James Cameron shpjegon se Jack-u nuk donte të rrezikonte jetën e vajzës, por ai mund të kishte mbijetuar vetëm nëse Rose do t’i kishte dhënë jelekun e saj të shpëtimit. Kjo gjë nuk ndodh në film. Por, nëse do të ndodhte, sipas regjisorit, çifti mund të kishte mbijetuar disa orë më shumë, dhe në varësi të ardhjes së varkës së shpëtimit, mund të kishin shpëtuar të dy.

Por, diçka e tillë, nuk ishte kurrë në program: “Është një film mbi dashurinë dhe sakrificën. Dashuria matet me sakrificë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dimër dhe luftë në frontin lindor. Jemi në llogore me…