A mund të përmirësojnë shikimin syzet Apple?

19 janar 2022 | 15:09

Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se syzet e reja nga Apple mund të përmirësojnë shikimin.

Megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë informacion. Ideja është për përmirësimin e shikimit që bazohet në patentën që Apple Glass e aplikon.

Patenta Apple Glass, tregon se bëhet fjalë për syze me lente që prej kohësh është folur që mund të përmirësojnë shikimin e atyre që i përdorin, dhe që vazhdimisht janë ankuar për probleme me shikim.

Thuhet se Apple Glass kanë një funksion të pavarur që njohin nevojat e përdoruesit kur bëhet fjalë për shikimin.

Përdoruesit nuk ka nevojë të shkojnë të mjeku, por thjesht mund të përdorin lente që shikimin ua përmirësojnë dukshëm. Secili që ka këtë problem mund të shërbehet me këtë funksion në mënyrë plotësisht të thjeshtë.

Çdo Apple Glass përmban një apo më shumë lente që secila është e konfiguruar që të përshtatet më sytë e përdoruesit. Disa prej lenteve në veti bartin kristale të lëngëta, që në këtë rast kanë funksion të rëndësishëm që ofron një shikim të përmirësuar.

Kristalet e lëngëta janë nën kontrollin e funksioneve të syzeve, që gjithashtu ofrojnë një pasqyrë më të qartë për përdoruesit e tyre.

Sipas patentës që Apple e ka prezantuar, oftalmologët më nuk janë të nevojshëm kur bëhet fjalë për përcaktimin e dioptrisë.

Madje mekët janë të rrezikuar, pasi lentet e Apple Glass në mënyrë të pavarur reagojnë sipas nevojave të përdoruesit.

Në njërën anë tingëllon si diçka e jashtëzakonshme, e nga ana tjetër si e pabesueshme. Për këtë është e rëndësishme të theksohet që Apple deri më tani ka dorëzuar një sërë patentësh që kurrë nuk janë shfaqur në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Afganistanit, Mullah Mohammad Hassan Akhund, u…