A mund t’i shmanget Kosova zgjedhjeve të reja, flet njohës i çështjeve kushtetuese Flamur Hyseni

19 korrik 2019 | 17:58

Profesori universitar i së Drejtës kushtetuese, Flamur Hyseni, ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar politike në vend, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hyseni përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në aspekt juridik, nëse ka shumicë parlamentare aktive nga koalicioni qeverisës, mund të mandatohet kandidati i ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë.

“Që do të thotë nuk është e domosdoshme të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në aspekt politik, gjithçka është e mundur”, ka shkruar profesori universitar Flamur Hyseni.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas…