A po niset Fatmir Sejdiu drejt kreut të LDK-së, në Prizren e mirëpret Anton Quni

06 korrik 2019 | 17:03

Kryetari i ri i Degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni ka njoftuar se ka pritur sot njërin prej themeluesve të LDK’së, ish-Kryetarin e Partisë dhe ish-Presidentin, Fatmir Sejdiun. Bashkë me ish-Presidentin kanë qenë edhe Naim Jerliu, Haxhi Kamberi.

Themeluesi i LDK’së, Fatmir Sejdiu e ka uruar Anton Qunin për pozitën e re në krye të Degës së LDK’së në Prizren.

Bashkë me Fatmir Sejdiun në Prizren kishin shkuar ish-udhëheqësi i të rinjve të LDK’së, Naim Jerliu, Haxhi Avdyli dhe të tjerë.

Anton Quni ka njoftuar për vizitën e mysafirëve nga Prishtina. Ka thënë se ka falënderuar ish-Presidentin Sejdiu për vizitën.

“Sot, ne zyret e deges se LDK-se, na nderoj me vizite, ish Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ai na pergezoj per procesin e zgjedhjeve demokratike te brendshme, duke na uruar pune te mbare e suksese te perbashketa.

Në emer timin dhe te gjithe veprimtareve e aktivisteve te LDK-se ne Prizren, e falenderoj per viziten dhe momentet qe ndau me ne”, thuhet në njoftimin e Qunit në FB.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për fshatrat Qitak-Pemishtë…