A po rikthehet sistemi paralel në Kosovë?
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Xhandarmeria apo garda pretoriane e Kurthit: Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit dhunuesi më i madh i policisë së Kosovës, fizikisht dhe profesionalisht, Xhelal Sfevçla që është edhe ministër i Brendshëm nënshkroi një vendim për formimin e grupit punues pas së cilës do të formohej xhandarmeria e Kosovës me arsyetim se do ta ruajnë kufirin me Serbinë dhe se do ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin sikur në Kosovë nuk ka fare polici apo institucione të sigurisë. Kjo po bëhet në prag të zgjedhjeve me synim të qartë për vota. Po ky dhunues i policisë së Kosovës kampin e policisë në Veri e ka shndërruar në një mjedis ku as nuk mund të punohet e as të jetohet disi sikur në Gaza apo rrugë të Prishtinës ku shpërthen kanalizimi me ujëra të zeza.
Dhunuesi Sfevçla i cili bashkë me Kurthin, Lenka Qukon dhe G.M. ishin kandidatë serioz për t’u futur në lista të zeza – persona non grata nga amerikanët e që e paska penguar Vojsa Osmani po synon që xhandarmerinë e Kosovës në me krye xhandar Xhelën ta përdorë si gardë ptetoriane të Kurthit dhe paramilitarë kundër opozitës dhe të gjithë atyre që e kundërshtojnë diktaturën e Kurthit dhe injorancë e xhandar Xhelës. Për lexuesit një sqarim; garda pretoriane ishte njësi elitare në shërbim dhe për nevoja të perandorëve të Romës e që kishin ndikim të madh në zhvillime politike të kohës. Por, Kurthi dhe xhandar Xhela, më parë do ta formojnë një xhandarmeri të serialeve humoristike franceze Alo, alo me Luj de Fin, si kryexhandar, se një formacion profesional policoro – ushtarak. Pastaj, ndërkombëtarët që janë përgjegjës për ruajtje të kufirit, në veçanti dhe sigurisë, në përgjithësi vështirë të pajtohen me shtimin e forcave policore apo xhandarmerisë në veri. Prandaj, jam i sigurt se formimi i xhandarmerisë është premtim dhe veprim elektoral dhe këtu do të përfundojë, së paku deri sa të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që nënkupton ndarjen e “dhenve dhe dhive ..” ku secili do të jetë zot shtëpie në oborrin e vet!
Histeria kundërshqiptare në Serbi dhe veri të Kosovës: Maturantët serbë në veri të Kosovës e festuan mbrëmjen e maturës me ikonografi nacionaliste dhe shoviniste të Serbisë. Askush nuk ndërhyri ndaj tyre e them për dy arsye: E para aty nuk ishte xhandarmeria e xhandar Xhelës (se namin do ta bënin …) dhe, e dyta ky farë frikacaku as që ishte aty. Fshehej prapa Lenka Qukos, Tore Collit, Dona Çadrës, Ana Toshit dhe Donika Shvarczezës. Këto ja mbrojnë “trimërinë” sikur që e mbrojtën Alb Kim Junin nga Ramush Haradinaj dhe sikur që hiçmosgjëja Fitore Colli e paska mbrojtur Kosovën nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, nga UÇK-ja dhe luftëtarët e saj. Skajshmërisht të poshtër, pa një pikë yndyre në pafytyrë!
Zgjedhje të korruptuara, duhet të bojkotohen nga opozita: Albin Kurthi, KM kujdestar nuk lë metodë pa keq – përdorur për një grusht vota, për një bythë karrige. Në prag të zgjedhjeve i ndanë 200 – 300 milionë euro për të blerë vota, në emër të ndihmës për fëmijë, pensionistë, përfitues të skemave sociale, llaskucë të grazhdit personal, OJQ antikombëtare që marrin nga Kosova dhe i shërbejnë Serbisë. Media, gazetarë dhe analistë të korruptuar që kurrë dhe asgjë nuk kanë bërë për vendin përveç se kanë punuar kundër tij. Për rrongjinovca, shkelzengasha, vedatgjymshita, pozharna, hramabaja, cuba tropojanë, grupin e kucovllehëve politik, ideologjik dhe kombëtar nga Tirana (Elpisi, Hys Ferri – xhehnemi dhe Bojken Las Vegasi). Këta marrin para në Kosovë dhe punojnë 24 orë kundër Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve). Sikur edhe për nënën greke të LV-së, spiunes Mihalis. Të gjithë ia puthin dorën kësaj spiuneje. Çfarë degradimi njerëzor, moral dhe kombëtar. Kurthi ua paguan shtesat e fëmijëve edhe diasporës. Nuk është turp nga Kurthi që e bënë këtë por është ligësi nga ata që i pranojnë këto para kur nuk iu duhen asgjë. Është ligësi kur pranojnë edhe pensione ndonëse nuk e kanë këtë të drejtë. Është ligësi të pranojnë shtesa për libra shkollorë kur fëmijët e tyre as që shkojnë në shkolla shqipe. Kjo është kur të pëlcet marrja dhe ta merr anën lakmia dhe ligësia. E këta kanë mbetur ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar!!!!
Së fundi Kurthi ndau 2 milionë euro për të paguar biletat për diasporën që do të votojnë për LV-në në zgjedhjet e 7 qershorit . Si Pont Pilati i lau duart (shumë të ndyra nga korrupsioni) duke e deleguar këtë hajni klasike për blerje të votave të dy krijesa ekstremisht të poshtra dhe antikombëtare, Hekuran Murati dhe Dimal Basha. Ishte një reagim sa për sy dhe faqe i opozitës e që Albin Babës dhe hajdutëve të tij as vijë nuk ua bëri. Opozita e kishte mundësinë e artë që përmes bojkotimit të zgjedhjeve të korruptuara ta bëjë një kthesë të madhe opozitare duke i rikthyer shpresat se diktatura nuk kalon. Paralelisht me bojkotimin e zgjedhjeve do të organizoheshin protesta të përditshme jo të dhunshme kundër Neronit të Kosovës. Nëse Kurthi, pa asnjë sens moral dhe përgjegjësisë vazhdon ta shkërdhejë buxhetin e Kosovës për blerje të votave opozita kurrën e kurrës nuk do të fitojë zgjedhjet ndonëse Kurthi dhe LV-ja nuk e kanë përfunduar asnjë projekt kapital dhe gjë të hajrit nuk kanë bërë për vendin. Kurthi po blenë vota poshtërsisht me para të buxhetit sikur edhe duke e luftuar luftën çlirimtare, UÇK-në, komandantët e luftës e në veçanti Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Sami Lushtakun, nën rrogoz edhe familjen amblematike Jashari. Si mashë përdorë Donika Shvarczezën, doktorin e shkencave analfabet që nuk di të lexojë, Lenka Qukon, lëshuesin e faturave për të mbuluar rrenat e Kurthit – Glaukun, Mimoza Kularin, Fitore Pacollin, pisat Murati dhe Basha, Hajnrullah Çekon, xhandar Xhelën dhe shumë të tjerë. Kurthi nuk tregon as respektin më të vogël për Bacë Adem Demaçin në kohën kur publikisht mashtron se është nxënës i tij. Kur të vjen koha e që Kurthi do të largohet nga pushteti, Kosova së paku 20 vjet do të vuaj pasojat e diktaturës dhe hajnisë së këtyre cubave. Nëse opozita në rrethana të hajnisë ekstreme të Kurthit për blerje të votave do të merr pjesë në zgjedhje të korruptuara dhe të kapura, kur të certifikohen rezultatet nuk ka më asnjë të drejtë të ankohet. Ia paftë hajrin Kurthin dhe hajdutëve të tij. Në rrethana ekzistuese Kurthi ka komoditet që brenda vitit kalendarik, dy ose ndonjë ditë më shumë të ndajë ndihma për blerje të votave ndërsa 360 të tjera ta bëjnë vram buxhetin e Kosovës duke e vjedhur, pa asnjë konsideratë. Nëse nuk do të ketë ndonjë zhvillim dramatik fitues të këtyre zgjedhjeve do të jenë LV-ja dhe Lista Serbe. E para duke blerë vota kurse LS-ja duke e rritur trupin votues përmes Ligjit për Shtetësi që ua kanë mundësuar “patriotët dhe nacionalistët” Albin Kurthi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Shvarc, xhandar Xhela dhe ideologu i tyre shpirtëror dhe politik, Agim Bahtiri. Me bekimin dhe duatë e Mulla Pasulit.
Sistemi paralel i Kurthit: Kurthit nuk po i pëlqen Blerim Isufaj por nuk po i pengon prokurori i Gjykatës Speciale Raciste, Jack Smith, nuk po i pëlqen Hashim Thaçi, as gjykatat, sidomos jo prokuroria, nuk po i pëlqejnë hetuesit policorë, nuk po i pëlqejnë mediat e pavarura dhe shoqëria civile përveç “lideres” që deshi ta bënte presidente, nuk po i pëlqen Ali Ahmeti por po i pëlqen Bekim Koqja nga VLEN-i, nuk i pëlqen Edi Rama në kohën kur marroset për gjyshin Dendias nga Greqia, atdheut të Dejona Mihalidis. Prandaj ka vendosur ta pushkatojë publikisht Blerim Isufaj. Prandaj ka vendosur ta krijojë një prokurori tjetër. Prandaj ka vendosur mercenarin Haxhijaj në krye të kupolës së krimit gazetaresk. Prandaj e ka bërë llaskucin e Surroit, Agronin ambasador në Bruksel dhe “kryesorin” për bisedime me Serbinë. Dhe shumë prandaj të tjera që qartazi tregojnë se Kurthi po përpiqet ta ndërtojë sistemin paralel personal duke i mohuar këto të tashmet që janë plotësisht legjitime. Kurthi duke e mohuar Republikën e Hashim Thaçit po përpiqet ta ndërtojë Reublikën e Robespjerit, Dantonit dhe Sen Zhystit duke e ruajtur kokën e tij dhe duke përdorur si “kokë turku” trushpëlarët që i shkojnë pas. Mirëpo, edhe kësaj i vjen fundi.
A ju kujtohet more se kush ishte Bacë Adem Demaçi: 30 vjet nëpër burgje jugosllave dhe serbe, sa shpejt harrohen. Një jetë e tërë në shërbim të njerëzimit, luftës për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Sa shpejt po harrohet.
Frymëzues dhe autor i Abetares morale për dinjitet, atdhedashuri, sakrificë, vetmohim në Rrugën e Madhe të Lirisë. Sa shpejt po harrohen!
Autoritet suprem dhe i përbashkët për të burgosurit politikë, luftëtarët e lirisë, Heronjtë e Kombit. Sa shpejtë po harrohet!
U harrua edhe në mbledhjen përkujtuese për nderë të Heronjve të Kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci që ishin ushtarë besnikë dhe të përkushtuar të Bacë Adem Demaçi gjatë tërë jetës dhe aktivitetit të tyre kombëtar dhe politik, edhe në çastin kur kaluan në amshim në kullën e Gradinës. U përmendën shumë emra nga folësit, asnjëri nuk e përmendi emrin e Bacë Adem Demaçi. Këtë, jam i sigurt se kurrë nuk do ua falnin Fehmi dhe Xhevë Lladrovci! Kështu nuk ruhet kujtesa historike!



