AAK-ja akuzon LV-në se ndryshe fliste në opozitë e ndryshe në pushtet

23 shtator 2022 | 16:37

Shemsedin Dreshaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në konferencë për media, ka akuzuar Vetëvendosjen se ka ndryshuar qëndrim pas ardhjes në pushtet.

Ky ndryshim në qëndrime, sipas tij, ka të bëjë me plotësim/ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale.

“Ky ligj ka bërë diskriminime të mëdha brenda punonjësve të Kosovës që kanë kontribuar në vitet si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij, bëhet fjalë për largimin e kriterit prej 15 vjetëve.

“Gjeneratat që janë në radhë për t’u pensionuar nuk e plotësojnë kriterin e 15 vjetëve punë para 1 janarit 1999”.

“Ky debat vuri në pah se qëndrimet e partisë në pushtet ndërrojnë sipas agjendave e jo sipas programit”, ka thënë Dreshaj.

Debati për ndryshimin e këtij ligji ka dështuar të premten në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit.

Dreshaj ka paralajmëruar se ndryshimi për Ligjin për skemat pensionale pritet të vijë në Kuvend më 25 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë ka arritur në Belfast…