AAK-ja ndryshon emrin e partisë

25 maj 2026 | 00:37

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera.

Në këtë kuvend, udhëheqësi i deritashëm i subjektit politik, Ramush Haradinaj është zgjedhur si kryetar nderi.

Kurse, nga sot, AAK-ja ka ndryshuar edhe emrin e partisë, ku tash e tutje do të quhet vetëm “Aleanca”.

Ky është Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës i dalur nga Kuvendi Zgjedhor i X-të. Renditja është sipas rendit alfabetik.

Kësaj përbërje të Këshillit të Përgjithshëm do t’i bashkohen edhe anëtarët e Kryesisë së Re, pas konstituimit, si dhe tre anëtarë nga diaspora, me më së shumti vota në Kuvendin e sotëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk janë 60 mijë, siç është pretenduar qe shumë vite.…