AAK-ja në Klinë shënon 23-vjetorin, Elezaj i falënderon aktivistët

02 qershor 2023 | 23:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sonte ka shënuar 23-vjetorin e themelimit.

Kryetari i kësaj dege në Klinë, Zenun Elezaj, njëherësh kryetar i komunës, i ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët e partisë për besimin dhe bashkëpunimin ndër vite.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kaluar nëpër sfida të ndryshme e të mëdha ndër vite, ndërsa sot është subjekti politik më i madh në Klinë dhe çdo ditë, falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me qytetarë dhe mirëbesimit të tyre, po vazhdon të rritet.

U jam falënderues qytetarëve, secilit anëtar dhe aktivist për besimin që kanë shprehur ndër vite për AAK-në, për mua dhe për punën tonë.

Urime përvjetori i themelimit dhe ju uroj suksese!”, ka thënë Elezaj me rastin e përvjetorit të 23-të të AAK-së”, ka shkruar Elezaj në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premtën ka dhënë një…