AAK-ja propozon që secilit qytetar t’i ndahen nga 100 euro për shkak të Covid-19

06 prill 2020 | 13:26

Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për medie ku ka folur rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ai ka propozuar një projekt që secili qytetar i Kosovës të ndihmohet me nga 100 euro si ndihmë kur vendi është bllokuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit, njofton Klan Kosova.

“Ne këto masa nuk janë përfshirë shumë kategori si: punëtorë pa kontrata, nënat vetushqyese, familjet që jetojnë nga remitancat, etj. Si kurrë më parë secili qytetarë duhet ta ndjejë dorën e shtetit andaj ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershme për secilin qytetar nga 100 euro”.

“Nga ekstraktet duhet të nxirret numri i saktë i qytetarëve dhe kështu të mbështetet secili qytetar pa dallim – në tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga pandemia”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të…