AAK nuk dorëzohet për Istogun, dërgon 14 ankesa në PZAP

18 dhjetor 2017 | 21:56

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmen të dorëzohet në garën për të parin e Istogut.

Kjo parti ka dërguar 14 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net” anëtari i AAK-së në KQZ, Binak Vishaj.

“Ne kemi ushtru 14 ankesa në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave dhe ato ankesa janë të argumentuara me prova materiale faktike që kanë të bëjnë me shkelje të natyrave të ndryshme. Duke nisur nga prezenca e personave të komunës me ID fallco të cilët kanë blerë vota e deri tek dhënia e fletëvotimeve me shënja tek emri i Haki Rugovës, të cilat kanë ndodhur dje dhe në besojmë që është e pakuptimshme që Paneli Zgjedhor të mos marrë vendim në favor të ankesave tona”, ka thënë Vishaj.

Ndryshe Aleanca me një komunikatë për media ka theksuar se Dreshaj do të mbetet kryetar i Istogut.

E ky i fundit ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.

Dreshaj ka deklaruar se ndryshimi në rezultat ka ardhur pas presioneve të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen…