AAK publikon fletëvotime: Zgjedhjet u manipuluan në Istog (foto)

18 dhjetor 19:38

Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Valon Tolaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Istogut është manipuluar.

Ai ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se i ka dhënë fitoren kandidatit të LDK-së, Haki Rugova, në raundin e tretë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Për këtë, Tolaj ka ofruar fakte, teksa ka publikuar një fletëvotim që i është numëruar LDK-së, edhe pse votimi ka qenë jo i rregullt, sipas Tolajt. Ai ka thënë se tri qendra të vendvotimeve në Komunën e Istogut duhet të shkojnë sërish në rivotim.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Per KQZ, dje ne mbremje Gani Dreshaj ishte fitues.
Sot ne mengjes, filluan tregimin e “gabimeve ne raportim” dhe Haki Rugova kaloi ne perparesi.

Qendrat e votimit ne Llukafc, Cerkolez dhe ne Istog ( qytet ) duhet te shkojne ne rivotim.
Qendrat tjera te votimit duhet te rinumerohen.
Vetem kjo siguron te verteten dhe nxjerr ne shesh manipulimet.

Ne foto shihet modeli i manipulimit. Ky fletevotim i eshte dhene nje votueseje ne shkollen ” Haxhi Zeka “. Fletevotimi ka qene me shenje. Votuesja e ka refuzuar dhe e ka bere publik. I njejti fletevotim gjendet ne QNR.

Ne demokraci, fitoret nuk meren ne ” tavolina politike “, por nga qytetaret.

#GaniDreshajfitues

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta spanjolle ‘Marca’ sot ka dhuruar çmimet për më të…