Abazi: Do të japim maksimumin në Ligën e Konferencës

28 gusht 2022 | 15:52

Ballkani gjatë se premtes ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Konferencës, pas kualifikimit historik, duke u bërë skuadra e parë kosovare që e bën këtë.

Ballkani është shortuar në grupin G, me Slavia Pragën, CFR Cluj dhe Sivassporin.

Në lidhje me përshtypjet për skuadrat ka folur lojtari i Ballkanit, Leonit Abazi, i cili edhe më herët ka shijuar ndeshjet në arenën ndërkombëtare me Skënderbeun e Korçës.

Abazi për Klankosova.tv, ka thënë se janë ekipe të forta dhe të nivelit të lartë, por që potencoi se do të paraqiten në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Janë ekipe të forta dihet që ekipet në grupe janë të nivelit shumë të larë nuk janë rastësisht ne grupe po shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë”, është shprehur Abazi.

Ai tregoi edhe skuadrën që është më e fortë në grup.

“Slavia Praga besoj që është ekipi më i fortë i grupit. Shpresoj që të kemi paraqitje të mira kjo është e rëndësishme për ekipin”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën…