Abazi: Kur u intervistova në prokurori për rastin Dehari më kërcënoi një matrapaz polic me revole

23 nëntor 2023 | 13:49

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka treguar një detaj të padëgjuar lidhur me intervistimin e tij nga prokuroria lidhur me rastin e Astrit Dehari.

Ai ka thënë se gjatë intervistës ka qenë një polic me revole.

“Një matrapaz nga Policia e Kosovës që e ka nxjerrë revolen gjatë intervistimit tim. Ku e di ministrja e Drejtësisë se çka kam thanë në prokurori? Gënjeshtër, e ka pyetur matrapazin aty, njerëzit që vijnë me revole me kërcënuar njerëzit që kanë informacione. Nuk është e rëndësishme se çfarë informacione ka atje. Është e rëndësishme që ministrja ka dështuar me punuar me institucionin”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazmije Berisha B.I shpall të pavlefshme arken fiskale me numer…