Abbi dhe Anna lansojnë këngën “Je t’aime” (Video)

22 shkurt 2019 | 18:07

Reperi Abbi nga Mitrovica dhe këngëtarja Anna nga Zvicra kanë lansuar këngën e tyre më të re të titulluar “Je t’aime”.

Këngëtarja Anna, e cila merret edhe me modelizem, me këtë këngë synon të futet në tregun muzikor shqiptar.

Kënga është e stilit R&B dhe i gjithë projekti është realizuar në Kosovë. Muzika e kësaj kënge është realizuar nga “Bazzik”, ndërsa videoklipi nga Islam Beci.

Anna është mjaft aktive në Zvicër. Ajo kishte marrë pjesë në eventin, “Miss Afrika 2018”, si pjesë e jurisë. Po ashtu, ajo ishte zgjedhur si “Miss Grande Kosova 2018”.

Kënga “Je t’aime” është publikuar në kanalin “Youtube” nga “Arkiva Shqip”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Rundschau” ka shkruar për detajet e…