Abdixhiku: 28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv

28 nëntor 2021 | 12:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve.

Abdixhiku ka thënë se në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avancim shoqëror mes popujsh të tjerë.

Po ashtu, ai ka thënë se 28 nëntori “para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv, prandaj sot në liri kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë”.

“Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të  ardhme duhet ta kenë. Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet gardian i një rrugëtimi të tillë, të pashtershëm, të pandalshëm, të patjetërsueshëm”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Urime 28 nëntori shqiptarë. Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avancim shoqëror mes popujsh të tjerë.

28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi.

Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të  ardhme duhet ta kenë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet gardian i një rrugëtimi të tillë, të pashtershëm, të pandalshëm, të patjetërsueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoferi i autobusit i cili u vra nga sulmi me…