Abdixhiku: Biseduam për vizionin tonë për të ardhmen e shqiptarëve në rajon

25 nëntor 2021 | 12:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim presidentin shqiptar Ilir Meta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me presidentin Meta ka biseduar hapur për vizionin e përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.

“Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Partizanit në xhiron…