Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me kërcënim ndaj mediave

17 prill 2021 | 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

“E vërteta është interesi i vetëm publik. Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë. 1 muaj  293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar lideri i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën…