Abdixhiku dhe profesori amerikan bisedojnë për procesin e dialogut

21 shtator 2022 | 16:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim profesorin dhe drejtorin e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.

Temë e diskutimit në këtë takim ishin zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë.

Më tutje, Abdixhiku e ka vlerësuar lart kontributin e David Phillipsit, të cilin e ka quajtur mik të madh të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim…