Abdixhiku: Është koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit

01 korrik 2023 | 21:49

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi BE ka konfirmuar se tashmë janë marrë masat ndaj Kosovës për shkak të mos veprimit rreth kërkesës për shtensionim të situatës në veri. Nga BE kanë thënë se për këtë vendim e kanë njoftuar Qeverinë e Kosovës më 28 qershor.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar duke potencuar se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht sesa sot, nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Abdixhiku shton se është “koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.

“Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Pezullim i fondeve të BE-së;
Pezullim i MSA-së,
Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,
Pezullim i vizitave bilaterale.
Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.
Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…