Abdixhiku: Ndërprerja e seancës, vendim i paligjshëm
17 prill 2025
| 13:42
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar se një veprim i tillë është shkelje e rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë”.
Abdixhiku ka thënë se kryesuesi i seancës konsituive, Avni Dehari, që ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vepruar padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.



