Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos me ba presidente”

20 maj 2026 | 20:24

Kryetari i LDK-së, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka ofruar shumë më shumë se vetëm 4 ministri për të hyrë në bashkëqeverisje.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Abdixhiku tha se oferta e LVV-së për të ka qenë “gjithçka veç që Vjosa mos me u ba presidente”.

“Kush po të thotë që janë veç 4 ministri? Nuk po foli, sepse me rëndësi tash jemi bashkë, ka kalu ajo kohë. [Oferta ka qenë] gjithçka, veç Vjosën mos me ba presidente”, tha kreu i LDK-së në intervistën në veturë me gazetarin Fidan Jupolli, raporton Klankosova.tv.

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e pyeti Abdixhikun se kush e ka pas këtë qëndrim.

“Vetëvendosje, qysh kush e ka pasë?”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër,…