​Abdixhiku pret deputetin e Bundestagut: Thellimi i bashkëpunimit mes CDU-së dhe LDK-së do të vazhdojë

20 dhjetor 2022 | 21:55

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Christoph Ploß.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale në vend, dialogun, situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Ploß për mbështetjen e vazhdueshme që po japin për LDK-në dhe Kosovën në proceset integruese veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Abdixhiku dhe deputeti Ploß vlerësuan se thellimi i bashkëpunimit mes CDU-së dhe LDK-së padyshim do të vazhdojë edhe në të ardhmen si parti simotra që ndajnë të njëjtat vlera dhe bindje politike.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në…