Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për rrymën

27 gusht 2022 | 12:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka prezantuar planin e partisë së tij për energjinë elektrike.

Ai ka thënë se kriza energjetike vazhdon të godasë vendin tonë rëndë, e sipas tj, ne kemi nevojë për veprim të menjëhershëm shtetëror.

“Mesazhi im për masat që duhet të ndërmirren që sot dhe planin tonë 10 pikësh të prezantuar tashmë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Plani bën thirrje për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjate furnizimi dhe heqje të TVSh-së në të gjitha faturat energjetike në Kosovë. Nëpërmjet propozimit tonë, ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes, çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë. Mbi të gjitha, riparimi i Bllokut A5 në KEK nuk duhet të presë as edhe një ditë”, ka thënë Abdixhiku.

Linku i videos: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02BaKxqGTnridyKirKZtYxUTqR7S6mZV1C3mC3vzEDBrXwzLpiXDHrv9BknYpUfKzgl&id=505267758

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 gusht se…