Abdixhiku: Qytetet po na zbrazen, fshatrat po na shuhen – çdo ditë ikin nga 134 qytetarë nga vendi

29 janar 2023 | 20:25

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Ai përmes njv postimi në Facebook ka shkruar se nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj ka kuptuar se se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.

“Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Reporteri.net.

Postimi i tij:

Nga bashkëbisedimi me diplomatë të huaj, kuptova se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune dhe kanë lëshuar vendin për në Evropë.

Pra, çdo ditë e secilën ditë, nga 134 kosovarë e lëshojnë Kosovën. Dhe sot, këtë të diel, janë larguar 134 sosh. Deri në fund të javës do të largohen rreth 1 mijë kosovarë nga vendi!

Janë njerëzit tanë, fqinjët tuaj, mjekët, mësuesit, punëtorët e zanatit e profesionistët e rrallë – secili me të cilët ndani ditën – që ikin nga këtu. Qytetet po na zbrazen; fshatrat po na shuhen, shërbime të tëra publike po na mbesin pa punëtorë e profesionistë në to. Kosova thjeshtë po zbrazet dhe ne s’mund të vazhdojmë më kështu.

S’mund të vazhdojmë me popullizmin e pushtetarëve e altoparlantëve të tyre depresiv që veç theqafjen e kanë si përfundim. Refuzojeni këtë mendësi; Kosova s’i ka borxh të tillëve! Vendi ynë s’guxon të mbyllet në rrugëtimin euroatlantik si aspiratë historike e jona. Vendi ynë s’guxon të përplaset me aleatë, tani kur i duhet mbështetja në këtë rrugëtim. Vendi ynë s’duhet të jetë peng i ankesave të së shkuarës e kauzave të turmës. E shkuara s’na ndryshon më, e ardhmja s’po na bëhet.

Si gjeneratë politike duhet tu japim atyre që sot mbyllin valigjet para largimit, Evropën jo si destinacion ikjeje, por si standard jetese këtu. Sepse Kosova meriton më mirë, sepse Kosova mundet më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin, duket se ka gjetur “ilaçin” për…