Abdixhiku refuzon Kurtin, AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim

29 qershor 2022 | 11:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me procesin e vettingut. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli boshnjak, Edin Dzeko është në listën e lojtarëve që…