Abdixhiku shpalos nesër planin 15 pikësh të qeverisë së unitetit kombëtar
11 qershor 2025
| 15:34
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë nesër (e enjte) konferencë për medie.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë e cila nis në orën 11:00, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të shpalosë agjendën 15 pikëshe të qeverisë së unitetit kombëtar.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së, salla e konferencave.



