Abdixhiku sot pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit

15 nëntor 2022 | 15:05

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Uashington delegacioni I LDK-së sot (e martë) pritet të zhvillojë një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh).

Sipas LDK-së, takimi i parë zyrtar i kryetarit të LDK-së është me asistentzëvendëssekretarin  Gabriel Escobar.

Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi shpatullat e tij do të jetë presioni i Anglisë…