Abdixhiku takohet me ambasadoren izraelite, ja për çfarë biseduan

10 gusht 2022 | 13:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Fillimisht, Abdixhiku ka vlerësuar se njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Kryetari Abdixhiku e ka falënderuar ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe janë dakorduar që bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Demi Rose, i ka tërbuar miliona ndjekësit…