Abdixhiku tregon se çfarë bisedojë me presidenten dhe shefin e AKI-së

27 shtator 2023 | 12:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë së dielës.

“Mbrëmë kam pranuar ftesë nga presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës-  në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit dhe jo vetëm”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e LDK-së për të gjithë në shërbim të shtetit dhe ka shprehur domosdoshmërinë e unitetit nacionale në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia.

“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve. Djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë. Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli ukrainas i futbollit, Andriy Shevchenko është bërë këshilltar i…