Abdixhiku tregon se çka bisedoi me presidenten Osmani

12 prill 2021 | 23:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur në takim nga Presidentja Vjosa Osmani.

Abdixhiku në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se i ka uruar Osmanit sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.

“Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë”.

“Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është shëruar nga infeksioni me…