Abdixhiku tregon se “Termokos”-i ka marrë ndihmë nga komuna e Prishtinës 5 milionë euro

06 nëntor 2023 | 14:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me iniciativën e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë dhe aksionarëve të tyre në ndërmarrje, “Termokos”-i këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milionë eurosh.

Ai ka thënë se me këto mjete sot një vit ngrohje qendrore do të kenë banesat e bardha në “Bregun e Diellit” në plot 65 mijë metra katrorë banim.

“Një zotim elektoral ky. Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm. Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës. Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Ibrahimi shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit “Metro Gaming…