Abdixhiku uron Pashkët

20 prill 2025 | 11:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pashkët.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë gëzime dhe bekime në këtë festë të shenjtë. Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie për ju dhe familjet tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë një ripërtëritje e vlerave më të larta njerëzore, dashurisë, respektit dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit. Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!”, ka uruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka bërë me dije se pas mesnate në fshatin…