Abdixhiku: Veprimet e PAN-it karshi Speciales, prodhojnë izolim për vendin tonë

04 janar 2018 | 19:59

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se rreshtimi i Kosovës kundër udhëzimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikën (SHBA), nuk është as patriotik dhe as në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se ky pozicionim është një aventurë e rrezikshme politike, me fund sipas tij, të paparashikueshëm për Republikën.

“Veprimet dhe qëllimet e PAN-it janë të qarta tashmë. Ato, sikurse tek liberalizimi, edhe tek Gjykata – prodhojnë veçse izolim për vendin tonë. Por izolimi i vendit s’është brengë e vendimmarrësve tanë. Ata në fund të ditës janë në gjendje të shëtisin lirshëm e bëjnë luks nëpër qendrat më të shtrenjta evropiane. Por kjo tendencë duhet t’i mërzisë qytetarët tanë, dashamirët e Republikës. Kosova, fati i familjeve kosovare, s’mund të shërbejë si mall i pazareve të disa individëve. Izolimin e vendit duhet ta parandalojmë të gjithë. Kjo s’është betejë vetëm e LDK-së”, ka shtuar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
San Francisko është goditur nga një tërmet ditën e sotme,…