Abdullahu: Vendimin për koalicione në komuna e marrin degët e PDK-së

06 janar 2022 | 14:57

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka deklaruar se për koalicionet qeverisëse në komunat e Kosovës vendosin vetë degët e kësaj partie dhe jo kryesia qendrore.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re”, se ky decentralizim në vendimmarrje është dizajnuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Për shkak së degët e partisë janë të involvuara dhe bashkëjetojnë në forma të ndryshme me problemet e qytetarëve në komuna, janë ato që marrin vendime për koalicionet e mundshme. Kjo qasje e re e dizajnuar nga Kryetari Krasniqi është treguar progresive”, ka thënë Abdullahu.

Sipas tij, kjo mënyrë e vendimmarrjes i bënë degët e partisë më të përgjegjshme në raport me votuesit e PDK-së.

“Ky lloj decentralizmi në vendimmarrje për koalicione të mundshme në komuna i aktivizon degët në përgjithësi më shumë dhe i bën ato edhe më të përgjegjshme. Më e rëndësishmja është se kështu partia detekton më mirë problemet dhe nevojat e qytetarëve dhe për rrjedhojë krijon premisa optimale për ti zgjedhur ato”, ka thënë Abdullahi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo njihet për perfeksionin që kërkon kur vjen puna…