‘ABI Progres’ pjesëmarrëse në panairin më të madh botëror të ushqimit në Gjermani

17 janar 2020 | 13:58

Njëra ndër kompanitë më të fuqishme të ushqimit në Kosovë, ‘ABI Progres’ nga Prizreni po merr pjesë në panairin botëror të ushqimit dhe bujqësisë, në Gjermani. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Alajdin Fusha njëri ndër pronarët e ABI-t.

Postimi i plotë i Fushës:

Internationale Grüne Woche 17.01.2020 – 26.01.2020

Kompania ABI Progres nga Prizreni në panairin më të madh botëror i ushqimit dhe bujqësisë.

Jemi në mesin e 1.803 ekspozuesve nga 61 shtet në 118.220 m2 që pritet të ketë 400.000 vizitorë/qytetarë dhe 98.000 vizitorë biznesi.

Ky është panairi më i madh botëror dhe njëkohësisht një panair i veçantë i ushqimit, bujqësisë dhe vreshtarisë. Në fillim të panairit Java jeshile ndërkombëtare – IGW zhvillohet»Global Food Forum«, në të cilin marrin pjesë  më tepër se 80 ministri të bujqësisë nga mbarë bota.

Rëndësia e panairit IGW , nga aspekti i politikës bujqësore ka dëshmuar edhe vizita e krye parlamentares, zonjës Merkel si dhe vizita e më tepër se 200 ministrave dhe sekretarëve shtetëror nga gjithë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Flamurtarit ka prezantuar sot gjashtë përforcime për sezonin…