“Abramsi” amerikan del në fushëbetejë në Ukrainë, veçoritë e tij

25 shkurt 2024 | 10:03

Tanku i shumëkërkuar amerikan Abrams është parë në fushëbetejë në Ukrainë, që po cilësohet si hera e parë që është filmuar në aksionet duke u përdorur për të bombarduar pozicionet e rusëve në afërsi të qytetit të pushtuar Avdiivka.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin tankun amerikan që përdoret nga Brigada e 47-të e trupave ukrainase, që luftuan në Avdiivka derisa morën urdhër që të tërhiqen, transmeton Telegrafi.

Tani rusët kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por ukrainasit vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në afërsi të qytetit ku nga atje po vazhdojnë të godasin rusët siç edhe mund të shihet në videon e publikuar.

Pamjet nga droni shfaqin ndërprerjen e sulmit rus në periferi të Avdiivkas, që e realizuan trupat e Brigadës së 3-të të ushtrisë ukrainase.

Rusët tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve, por bombat me dronë të hedhur mbi makinerinë e tyre ua pamundësojë kryerjen e këtij aksioni.

Aty ishte edhe Abrams që u është dhënë ukrainasve nga qeveria amerikane, prej të cilëve prej kohësh e kishte kërkuar këtë tank shumë efikas.

Po çfarë janë tanket Abrams që ushtria amerikane i përdor dhe 31 sosh ia dhuroi Ukrainës?

M1 Abrams konsiderohet si një “vepër arti”, dhe është një tank shumë më i fuqishëm sesa tanket ruse të prodhuara në kohën e Bashkimit Sovjetik, që aktualisht operojnë në territorin e Ukrainës.

Ka një mitraloz të kalibrit 12.7 milimetea si dhe një tjetër 7.62 M240. Rrezja e veprimit është 1.005 kilometra, ka motor me benzinë me fuqi motorike 1.500 kuaj-fuqi.

Brenda kabinës mund të futen katër ushtarë dhe lëvizë me shpejtësi maksimale prej 67.5 kilometra në orë. Është 3.7 metra i gjerë, 9.7 i gjatë dhe 2.4 i lartë.

Ajo çfarë e karakterizon këtë tank është preciziteti i gjuajte nga topi që ka predha prej 120 M256 dhe deri më tani ka operuar në dhjetëra vende të botës në luftime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka vdekur tragjikisht të…