Abrashi beson se LDK-ja do t’i merr 3 mijë vota nga diaspora në Beneluks

02 tetor 2019 | 11:16

Kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti në vendet e Beneluksit është e mobilizuar për fitore.

Abrashi ka theksuar se falë angazhimit të veprimtarëve nga vendet e Beneluksit (Belgjikë, Luksemburg, Holandë) pret së paku 3 mijë vota për kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani.

“Kryetari Degës, prof. Bahtir Kastrati, sekretari Xhavit Belaj dhe anëtari i Kryesisë, Ibish Lipaj, dhe e gjithë Kryesia janë angazhuar për organizimin sa më të mirë të transportit për të gjithë veprimtarët dhe votuesit e LDK-së në vendet e Beneluksit. Nga 30 shtatori, grupi parë organizativ, në krye me nënkryetarin z. Shaip Ademi dhe dhjetëra aktivist, pas arritjes në Kosovë janë kyçur në aktivitetet lobuese në degët përkatëse, dhe në pritje të atdhetarëve tjerë të cilët mbërrijnë të premten, për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit. LDK-ja, nga angazhimi i veprimtarëve nga vendet e Beneluksit, pret së paku 3000 vota, për Kryeministren në ardhje, Vjosa Osmani dhe listën e LDK-së”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona sonte (e mërkurë) e pret skuadrën e Interit në…