Abrashi konfirmon se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

30 tetor 2020 | 13:01

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka konfirmuar se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2021.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan-Gjakovë”, ka thënë Abrashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen e të rregullt, të 38-tën me radhë, ku ka miratuar Projektligje dhe vendime të ndryshme të fushave të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin ndërmjet Omonias dhe PSV-së, fitoi ekipi holandez me…