Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

15 shtator 2020 | 14:34

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi pas takimit me Matej Zakonjshek, Sekretarit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit në Komisionin Evropian, ka thënë se kanë diskutuar për projekte e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që për synim kanë lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Ministri Abrashi në një konferencë për media ka thënë se Kosova është gati për takimin e ministrave të Transportit, që do të mbahet në Bruksel, që synohet financimi i projekteve për rajoni.

“Kemi diskutuar çështje me rëndësi për vendin edhe rolin e këtij komunitetit për Ballkanin Perëndimor. Ky komunitet tani ka katër prioritetet të cilat ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve. E para ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe gjithçka që ndërlidhet me transportin hekurudhor, e dyta ka të bëjmë me përmirësimin dhe ndihmën që i jep Ballkanit Perëndimor në infrastrukturën rrugore. E treta ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe në trafik dhe e katërta ka të bëjë me të gjitha lehtësirat në transportit rrugor, hekurudhor në mes vendeve të Ballkanit. Ne sot kemi diskutuar për shumë çështje që prekin edhe Kosovën edhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe synojmë të bëjmë edhe një plan veprimi në fillim të muajt të ardhshëm i cili do t’i paraprijë takimit të ministrave të Transportit në Bruksel ku do të diskutojmë për të gjitha këto”, theksoi Abrashi.

Ndërsa, Matej Zakonjshek, drejtori i sekretarisë së përhershme të komunitetit të transportit, theksoi se kanë një plan të qartë për ta ndihmuar Ballkanin në modernizimin e transportit me qëllim zhvillimin ekonomik.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Fatmir Spahiu ka reaguar me anë të një postimi…