Abrashi thotë se Gjykata Kushtetuese ka rënë në kurthin e politikës

05 shkurt 2019 | 10:48

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka refuzuar kërkesën e Abrashit për përsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gjykata Kushtetuese ka renë në kurthin e politikës. Madje, ai vendimin e kësaj gjykate e ka quajtur skandaloz.

Postimi i plotë i Abrashit:

Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha
në kurthën e politikës dhe iu dorëzuan presionit.

Disa gabime të aktvendimit skandaloz janë më poshtë:

Me nenin 112 të Kushtetutës përcaktohet e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse ligjet janë në përputhshmëri me Kushtetutën.

Në rastin tim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktgjykimet e aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk janë në kundërshtim me nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. Kjo përbën skandal në vete, e ky skandal e kjo praktikë nuk haset në asnjë gjykatë kushtetuese kur vendos për ankesat individuale, por as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Unë kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatoj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës shkeljen e të drejtave të mia zgjedhore, e jo të më tregoj nëse aktgjykimi dhe aktvendimi i Gjykatë Supreme kanë shkelur nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. TURP!

E nderuar Gjykatë, në rast se nuk ke kuptuar: Unë nuk kam kërkuar interpretimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën, por kam ngritur kërkesën time kundër një autoriteti publik për cenim të lirive dhe të drejtave të mia kushtetuese.

Me këtë rast kërkoj nga i gjithë komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim skandaloz.

Hartimi i një aktgjykim më shumë faqe, nuk nënkupton e kamuflon fshehjen e pazarit. Ky aktgjykim skandaloz, përfshin gabime amatore që vetëm letra i duron, por asnjëherë ndërgjegjja e rregullat e profesionit.

Mendoni pak për Kosovë, e të rinjtë qe me mendje janë jashtë saj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gonzalo Higuain është transferuar te Chelsea në afatin kalimtar të…