Adam: Shaqiri, një ndër fajtorët për dështimin e Stokes

20 korrik 2018 | 11:02

Charlie Adam ka akuzuar rëndë Xherdan Shaqirin për dështimin e Stoke Cityt në edicionin e fundit në Premierë Ligë.

26-vjeçaru zviceran përfundoi një transferim prej 15 milionë eurosh në Liverpool pas paraqitjes në Kupën e Botës. Charlie Adam ka pohuar se mesfushori shqiptar nuk ka kontribuar aq sa duhet për ta ndaluar rënien në një ligë më inferiore të Stoke Cityt.

“A ishte ai një prej tyre? Oh, patjetër. Kur keni një patate të nxehtë në duar, ju kërkoni të shpëtoni përmes magjive të lojtarëve të mëdhenj në një moment të sezonit dhe të ashtuquajtur lojtar të mëdhenj, nuk erdhën kurrë në shprehje. Por, dëgjoni, ai është zhdukur tani. Ne ecim përpara dhe shikojmë në të ardhmen. E ardhmja për ne është në Championshipi për t’u kthyer në Ligën Premiere”, ka thënë Adami.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me produktet dhe ofertat më të reja të Telekomit të…