ADEM GASHI SHKRIMTARI I ROMANIT TË AFRIM ZHITISË

17 janar 2024 | 14:13

Ismet Sylejmani

Për shkrimtarin e njohur Adem Gashi kisha degjuar e lexuar sikur edhe për shume shkrimtarë e poetë të tjerë të mëdhenj shqiptar, por e njoha përsonalisht pasi kishte filluar ta shkruante romanin AZH – vetimat e Nëntorit, që i kushtohej Udhëheqësit të madh të LPK-së e Sekretarit Organizativ të saj, Heroit të Kombit Afrim Zhitia!

Gjatë kohës sa ndërtohej Obelisku në fshatin Lluga, u bëmë bashkë dhe shkuam në vizitë te Axha Osman e Nëna Qamë dhe ia bëmë edhe një vizitë Obeliskut që po ndertohej në nderim të jetës dhe veprës së Afrim Zhitisë!

Për Adem Gashin kisha konsideratë të veçantë, sepse Ai ishte jo vetëm penë e shquar e letrave shqipe, por edhe shkroi tekstin e këngës kushtuar Obeliskut të Afrim Zhitisë, të cilën e këndoi këngëtarja e talentuar Blinera Krasniqi me muzikë të Ilir Shaqirit dhe sponzorim te firmës Vatani!

Nderim e mirënjohje për shkrimtarin e madh dhe të pavdekshëm Adem Gashi!

Prishtinë, 16 Janar 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panairin “Swissbau 2024” ka…