Ademi dhe Molleri flasin për miqësoren e 21 marsit

06 shkurt 2019 | 17:37

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ndodhet në Romë, për punimet e Kongresit të UEFA-s, ka takuar shumë homologë.

Të mërkurën i pari i futbollit të Kosovës është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Moller. Gjatë këtij takimi të dy presidentët janë dakorduar për specifikat e ndeshjes miqësore që do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por edhe për rritje të bashkëpunimit në sfera të ndryshme ndërmjet dy federatave.

Kryetari Ademi ka takuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Qipros, George Koumas, me të cilin janë diskutuar format e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni Infantino pritet të mbesë president i FIFA-s edhe për…