Ademi: Kosova ka të ardhme, besoj te trajneri Foda

27 mars 2024 | 15:27

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u shpreh i kënaqur pas dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu siç u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetëmohim. Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj. Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës”, ka thënë Ademi.

Kosova mundi 1-0 Armeninë, ndërsa pësoi disfatë 2-0 nga Hungaria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Sh.Gashi B.I. me emër tregtar D.P.T. “Doni Market”, Prishtinë…