Ademi: S’e kisha lëshu as Dakun, as Mujën, por nuk i ndali me zor
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për largimin e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës për në kombëtaren e Shqipërisë.
Ndonëse ka thënë që nuk i di arsyet për largimin e tyre, ai e përmendi konkurrencën si një prej mundësive.
“Daku dhe Muja kanë qenë të grumbulluar, bile Muja ka qenë pothuajse në ndeshjet e para, në dy ndeshjet e para ka qenë i grumbulluar dhe ka qenë në pankinë. Daku ka qenë i grumbullum qysh në kohën e [Bernard] Challandesit se lëre më tash, por sigurisht, ne nuk e përdorim atë pjesën e ‘djegies’ që thonë: Fute dy minuta – digje. Jo, Kosovën nëse e do me zemër ose s’e do”, ka thënë Ademi në Ora 7 të Klan Kosovës.
“Fatbardhërsisht, ne kemi plot talent. Ka shumë lojtarë, dhe tash për momentin, jemi ka shumë opsione
“Nuk e shoh që është e logjikshme shumë për shumë futbollistë që thonë, ah unë jam reëzervë tash, e kush e ndërron Muriqin për shembull? Po qe erdh momenti me e ndërru, qe Muhamet Hyseni ishte dhe shënoi gol.
“Daku nuk e di për çka ka shku. Sigurisht për atë pjesë të konkurrencës e kanë pa dhe kanë shku dhe unë u kam dëshiru sukses pasi që kanë shku”.
A më ka ardhur mirë? Jo, me kanë mundësia krejt futbollistat i nali këtu .S’e kisha lëshu as Dakun, as Mujwn, por nuk i ndali me zor”.