Ademi ynë

17 janar 2024 | 12:58

Arif Molliqi

Ademi Gashi na la.

Të gjithëve na la.

“I la ata që kishin nevojë për të. La disa punë të pakryera. La në dorëshkrim përmbledhjen me tekste të këngëve për heronj. La në kompjuter disa dorëshkrime të librave të autorëve, njeriu që thoshte dhe shkruante se ‘vdekjes assesi nuk i frikohem’”, shkruan kështu në një kujtim për Ademin, Berat Dakaj.

Poetin tonë sot e kujtuan mjaft miq, dashamirë të poezisë, të artit dhe të kulturës.

Por, unë prita që televizionet tona, dikush nga ata të kulturës (?!), dikush nga poetët, dikush nga shkrimtarët, dikush nga kritikët, t’i thonë dy-tri fjalë, t’ia kushtojnë një emision televiziv.

Por, asnjë, bash asnjë televizion nuk foli për poezinë, prozën, pse jo edhe për personalitetin e Adem Gashit.

Televizionet tona vazhduan edhe sonte bisedat me analistë, me politikanë, me deputetë, me matrapazë, me hamë-hame.

Mbrëmë, për kureshtje, të gjitha kanalet televizive i vizitoja çdo dhjetë minuta, për të parë në ndonjërin prej tyre fotografinë ose emrin e Adem Gashit.

S’e shfaqi asnjë.

Shihja vetëm poetë a njerëz të “kulturës” që gërvalleshin për tema jashtë kulturës!

Ku po shkon kjo botë kulturore dhe morale, more hej (vetëm te ne)?!

Megjithatë, pavarësisht prej heshtjes së televizioneve, emrin dhe figurën e Ademit do ta mbajnë të përjetshme poezia lirike e tij, proza, dashuria për atdheun që kishte.

Emrin e Ademit do ta mbajnë të përjetshëm lexuesit e shumtë të tij.

Lavdi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Linda Halimi, ka dhënë një intervistë të sinqertë për…